TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dy barazimeve radhazi, Arsenal është rikthyer te fitorja, duke mundur 3-1 Aston Villa. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta bëri mjaft mirë që në fraksionine parë duke krijuar 14 mundësi për të shënuar, e duke shënjestruar pesë herë portën e Martinez.
Në të 23-ën Partej zhblloki rezultatin, duke e bërë akoma dhe më të lehtë për topccinjtë këtë ndeshje. Arsenal fitoi të drejtën e një 11-meëtërshi në fundin e pjesës së parë me Aubumejang, i cili nga pika e bardhë e penalltisë gaboi, por në tentativën e dytë arriti që të shënonte golin e dytë për ekipin e Artetës.
Në pjesën e dytë, Arsenali gjeti dhe golin e tretë me anë të Smith Rou, i cili i dha qetësinë topccinjve.
Aston Villa arriti që të ngushtonte rezultatin me anë të Ramsej 8 minuta para fundit të kohës së rregult, por realizimi i britanikut kishte vetëm vlerë statistikore.
Në fund gëzon Arsenal që shkon në kuotën e 14 pikëve, duke vijuar me serinë e rezultateve pozitive, ndërsa Aston Villa mbetet në kuotën e dhjetë pikëve.