TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E sotmja do të jetë një ditë e nxehtë për Kategorinë e Parë pasi do të luhen plot 8 sfida që pritet të dhurojnë spektakël.
Vëmendja do të jetë te Bylisi kryesues e cila do të ketë një test të vështirë përballë Burrelit. Ballshiotët janë të pagabueshëm në këtë kampionat, ndërsa Burreli ka treguar që di të fitojë me goleada. Shkumbini do të presë në shtëpi në një sfidë ku peqinasit do të kërkojnë të mos e humbasin ritmin e këtij fillim kampionat.
Në shtëpi do të luajë dhe Erzeni i Nevil Dedes që sfidon Pogradecin, ndërsa Tërbuni do të luajë në transfertë përballë Maliqit.
Besa do të jetë udhëtuese në Vorë, Lushnja pret në shtëpi Besëlidhjen pas 9 vitesh, Turbina do të sfidojë Korabin në transfertë ndërsa Apolonia do të tentojë të marrë pikë në shtëpi me Butrintin.
KATEGORIA E PARË- SOT (Të gjitha takimet luhen në orën 14:00)