TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juve dhe Interi do të përballen mbrëmjen e nesërme në ‘San Siro’ në prani të 60 mijë tifozëve. Trajneri i bardhezinjve, Maksimiliano Alegri ka treguar përulësi ndaj zikaltërve duke u shprehur se janë ekipi favorit për titull dhe se kjo ndeshje nuk është vendimtare për fatet e kampionatit.
Gjendja e Juves: “Do të shohim nesër në mbrëmje, gjithçka varet nga ndeshja që luajmë. Do të jetë një mbrëmje e bukur sepse do të ketë rreth 60 mijë shikues, ka shumë pritshmëri nga të gjithë. Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadra të rëndësishme. Interi është favoritja për të fituar titullin. Do të jetë një test i rëndësishëm kundër një ekipi të fortë”.
Ndeshje vendimtare?: “Për mendimin tim nuk është vendimtare, por do të na lejonte të zgjeronim këtë seri rezultatesh. Për renditjen tonë ajo kundër Romës ishte shumë më vendimtare. Nuk mund të mendojmë se në një ndeshje mund të fitojmë ose të humbim në renditje. Në nëntor do të shohim ku jemi me renditjen. Pastaj sezoni vendoset i gjithi në tre muajt e fundit.
Dibala: “Ai do të jetë i disponueshëm, është mirë. Bëri dy seanca stërvitore me ekipin. Jemi pothuajse të plotë për sa i përket skuadrës. Është e rëndësishme sepse kemi shumë ndeshje nga këtu deri në pushimin e kombëtareve dhe na nevojiten të gjithë. Si ndeshja e të mërkurës në Rusi, kush hyri ishte vendimtar”.
Pritja dhe tensioni: “Të luash në San Siro kundër Interit para 60,000 spektatorëve duhet të jetë një mbrëmje e bukur. E rëndësishme është që është një mbrëmje e bukur edhe për ne. Këto janë sfida stimuluese, të bukura për tu jetuar’’.
Formacioni: “Sa i përket formacionit, nuk kam vendosur ende. Kieza bëri një ndeshje të mirë disa ditë më parë dhe pati disa raste. Kielini, Bonuçi, De Ligt dhe Rugani janë gati dhe do të luajnë dy. Pastaj kur De Ligt do të jetë gati të luajë në qendër të djathtë, do të duhet të mendojmë që De Ligt, Bonuçi dhe Kielini të luajnë së bashku’’.
Frymë e re pas CR7: “Kur ke një lojtar si CR7 që shënon 30 gola në sezon, është normale që ekipi të mbështetet tek ai. Por tani që ai është larguar, të gjithë kanë më shumë përgjegjësi.”
Xheko: “Edin di të luajë futboll dhe shënon gola. Ai gjithashtu di të punojë mirë në zonë dhe me Lautaron duke krijuar një çift të mirë. Por ka edhe lojtarë të tjerë të fortë si Barela, Brozoviç, Shkriniar. Interi është ekipi më i fortë në Itali dhe favorit për të fituar kampionatin’’, e mbylli fjalën e tij Alegri.