TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani po vuan shumë për të gjetur fitoren këtë kampionat. Të kuqtë kanë 5 ndeshje pa provuar shijen e triumfit gjë e cila ka sjellë dhe pakënaqësi tek tifozët.
Ultrasit e klubit, tifogrupi ‘’Ultras Guerrils’’ nuk kanë ndërmend të braktisin ekipin prag derbit, por i kanë dërguar një mesazh mjaft të qartë lojtarëve: Fitore me çdo kusht ndaj Tiranës. Nuk ka më mirë se Partizani të gjente kthesën ndaj Tiranës dhe pikërisht të arrinte fitoren e parë në kampionat ndaj bardhebluve.
‘’ Tjeter barazim… Ndeshja u luajt ne stadiumin 60 milione eurosh, tashme me fushe futbolli, por pa biletari. Ndeshjen e radhës duhet fitore me çdo kusht Forca Partizan !’’, shkruan Ultras Guerrils.
Por Guerrilsat nuk janë ndaluar këtu.
Në status, kanë ironizuar FSHF-në për vendimin e çuditshëm që biletat e sfidës Partizani-Kukësi që luhej në ‘’Air Albania’’ të bliheshin tek sportelet e Selman Stërmasit.
Një absurditet më vete ky pasi stadiumi i akredituar nga UEFA dhe që do të presë një finale të kompeticionit europian nuk ka ende biletarinë e vet.