SPORT, 17 Tetor 2021, 20:16

Napoli është skuadra perfekte në Evropë, merr fitoren e tetë radhazi

Napoli është skuadra perfekte në Evropë, merr fitoren e

Napoli ka regjistruar fitoren e tetë në tetë javë dhe është skuadra e vetme në pesë ligat kryesore europiane që ka marrë pikët e plota. Të kaltrit vuajtën jo pak në shtëpi ndaj Torinos, por në fund arritën të fitonin 1-0.

Pas një nisje të vuajtur të vendasve, ku Torino pati dy raste të mira shënimi, është Napoli që merr frenat e lojës në dorë dhe përfiton penallti. Por Lorenzo Insigne gabon, portieri mik pret me lehtësi. E treta penallti e humbur këtë sezon nga Insigne.

Në pjesën e dytë të kaltrit rritin ritmin, por goli nuk po dilte në dritë. U desh sërish Osimhen që të nxirrte skuadrën me tri pikë, teksa shënoi në minutën e 81-të. Tani Napolin e pret transferta e vështirë me Romën.

~tpz.al~