SPORT, 17 Tetor 2021, 14:35

Salah, afrikani me më shumë gola në Angli. Mane, me statistika speciale!

Salah, afrikani me më shumë gola në Angli. Mane, me statistika

Liverpool mori një fitore pa vuajtje në transfertn ndaj Watfordit, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 0-5, falë një tripletë të brazilianit Firmino dhe golave të Salah dhe Mane.

Ylli egjiptian shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe shkoi në kuotën e 104 realizimeve në Premier League, duke u bërë kështu lojtari afrikan që ka shënuar më shumë, pasi barazoi rekordin e Didier Drogba.

Megjithatë duke qenë se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e ka mbyllur me futbollin e luajtur, egjiptianit të “the reds” do t’i duhet vetëm një gol për ta mbajtur i vetëm këtë rekord, që i kërcënohet nga shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane.

Ky i fundit ka prekur shifrën e 100 golave të shënuar në Premier League dhe ajo që e bën më interesante statistikën e sulmuesit nga Senegali, është fakti që asnjë prej golave nuk e ka shënuar me penallti.

Sadio Mane bëhet kështu futbollisti i tretë në historinë e Premier League, që prek shifrën e 100 golave, të shënuar me aksion.