SPORT, 17 Tetor 2021, 09:42

Kategoria e Parë, mësoni tetë duelet interesante që do të zhvillohen sot

Kategoria e Parë, mësoni tetë duelet interesante që do

Sot, Kategoria e Parë do të zbresë e gjitha në fushën e blertë në orën 14:00, ku do të zhvillohen tetë përballjet e javës së pestë të këtij edicioni të ri 2021/2022.

Sfida që spikat më shumë duke parë emrat dhe renditjen aktuale është takimi mes Bylisit dhe Korabit ku aktualisht ndodhen në dy vendet e para, me ballshiotët në krye me 12 pikë ndërsa Korabi me 10 pikë.

Ndeshja tjetër interesante do të jetë ajo mes Tërbunit dhe Shkumbinit.

Maliqi-Erzeni do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Bilishtit dhe Besa-Lushnja një “mini-derbi” do të përballen në Luz.

Ndeshjet e tjera do të jenë: Tomori-Apolonia, Butrinti-Vora, Besëlidhja-Burreli dhe Turbina-Pogradeci.