SPORT, 17 Tetor 2021, 20:25

Icardi shokohet nga ikja e Wandës, i kërkon klubit të mos stërvitet

Icardi shokohet nga ikja e Wandës, i kërkon klubit të mos

Mauro Icardi sërish në qendër të ciklonit. Pas postimit në Instagram të bashkëshortes së tij, që e akuzon për tradhti, sulmuesi i ka kërkuar trajnerit Pochettino të mos marrë pjesë në seancën stërvitore të PSG-së, pasi nuk ka qenë i përqendruar.

Mediat zbulojnë se Wanda Nara është larguar nga Parisi bashkë me fëmijët, teksa në një postim në Instagram shkroi: “Një tjetër familje e shkatërruar për shkak të një ku…e!”

Wanda ka fshirë fotot e saj me Icardin në rrjetet sociale dhe tashëm nuk ndjek më sulmuesin argjentinas në Instagram, por largimi i saj nga Parisi në mënyrë të menjëhershme, duket se ka shokuar jo pak futbollistin argjentinas.

~tpz.al~