TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përballjen direkte mes kryesuesve e fiton Tirana, që mposht 3-2 Teutën në “Elbasan Arena” dhe shkëputet e vetme në krye të renditjes të Superligës, në kuotën e 11 pikëve, tri më tepër se durrsakët dhe Kukësi që e ndjekin.
Bardheblutë ia dalin të marrin tre pikë në një sfidë mjaft të komplikuar, pasi trajneri Shehi e nisi ndeshjen pa disa prej titullarëve, që ishin rikuperuar rishtazi nga koronavirusi, megjithatë ata që zbritën në fushë, justifikuan besimin.
Xhixha (1′) hapi festivalin e golave dhe madje mund të kishte shënuar shumë më tepër se një gol, nëse do të ishte treguar më gjakftohtë para portës, ndërsa Teuta rigjen baraspeshën me Ivanovic (16′), pas një goditjeje standarde, të cilat durrsakët i kanë specialitet.
Në pjesën e dytë bëri gjithçka Tirana, që fillimisht shënoi në portën e saj me Najdovskin (47′) dhe më pas dy herë në atë të Teutës, me anë të Totre (50′) dhe Vesel Limajt (64′), i cili nxori nga repertori një nga golat më spektakolarë, për t’u dhënë tre pikë bardhebluve.