BALLKAN, 18 Tetor 2021, 09:58

Numërohen 99 për qind të votave, Arben Vitia i Vetëvendosjes prin në Prishtinë

Numërohen 99 për qind të votave, Arben Vitia i Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë.

Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vjen Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet.

Arben Vitia dhe Përparim Rama do të jenë në garë për postin e të parit të kryeqytetit, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.