BALLKAN, 18 Tetor 2021, 09:20

Shkoi me Ferrari në votime, Xhemajl Hasani nuk pranon rezultatin: Do të kërkoj rinumërimin e votave

Shkoi me Ferrari në votime, Xhemajl Hasani nuk pranon rezultatin: Do

Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.

“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte një shkrim i tij i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare.

Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.

“Unë nuk pajtohem me këtë rezultat. Koka shkru me kërku rinumërim”.

Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Ai pati deklaruar se “vozitë një makinë modeste të tipit Ferrari”. Ndërkohë pikërisht këtë makinë e përdori edhe për të shkuar në qendrën e votimit.