BALLKAN, 17 Tetor 2021, 21:43

Vetëvendosje: Do të fitojmë bindshëm, jemi partia e parë në Kosovë

Vetëvendosje: Do të fitojmë bindshëm, jemi partia e

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se partia e saj ka një rritje të paprecedentë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ajo ka thënë se LVV do të dyfishojë votën në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale.

“Nga partia e tretë me vota që ishim në zgjedhjet e fundit lokale do të dalim bindshëm si partia e parë. Jemi partia e parë në nivelin lokal”, – tha ajo.

Pacolli thotë se LVV do të dalë fituese në komunat më të fuqishme të vendit.

“Kudo që do të jemi në balotazh do të dalim fitues”, deklaroi Pacolli.