TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Kosovë. Edhe pse janë shumë pak vota të numëruara shihen rezultate interesante.
Kështu “Vetëvendosje” e Albin Kurtit prin në komunën e Prishtinës me kandidatin e saj Arben Vitia. Gjithsesi edhe nëse ruhet ky trend për Prishtinën, e sigurt është që kryeqyteti do të shkojë në balotazh.
Vetëvendosje prin për momentin edhe në Prizren.
Në të gjitha komunat e tjera, (përvec atyre me shumicë serbe) kryesojnë kandidatët e PDK, LDK dhe AAK.
Exit poll i kanë dhënë një avantazh kandidatit të Vetëvendosjes edhe në Gjilan që njihet si një bastion i Lutfi Hazirit të LDK-së. Aktualisht Haziri kryeson me vota, por janë numëruar shumë pak fletë votimi.
Vetëvendosje duket se po humbet edhe Mitrovicën e jugut ku kishte një kandidat të njohur si Agim Bahtiri.
Disa nga rezultatet e para në komunat kryesore të Kosovës: