BALLKAN, 18 Tetor 2021, 09:26

Kandidon për LDK-në, Arben Vitia më i votuari në Prishtinë, kush renditet i dyti

Kandidon për LDK-në, Arben Vitia më i votuari në

Bazuar në të dhënat e KQZ-së në Kosovë, në Prishtinë, Arben Vitia është kandidati më i votuar.

Vitia ka marrë 35 mijë e 243 persona apo thënë ndryshe 42,26 %.

Pas Vitisë, renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama. Ai mori 24 mijë e 474 vota, apo 29,34 %. I treti renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili. Ai ka arritur të sigurojë 18 mijë e 23 vota (21,61%).

Në garë për të kryetarin e kryeqytetit të Kosovës ishte edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i cili siguroi votën e 3.850 qytetarëve(4,62%).

Në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 1.885.448 apo 42.50 përqind e qytetarëve e shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.