SPORT, 16 Tetor 2021, 15:32

Vjen shansi i artë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares titullar në sfidën e Premier Ligës

Më në fund ka ardhur rasti i artë për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja. 21-vjeçari është zgjedhur titullar për sfidën e sotme që Sauthmeptoni do të luajë ndaj Lidsit.

Trajneri Ralf Hazenhytl ka vendosur t’i japë një shans sulmuesit kuqezi pas deklaratave të mbrëmshme ku u shpreh se Broja nuk është ende gati për 90 minuta, por duke parë formën e shqiptarit ka vendosur ta hedhë si titullar.

Kjo do të jetë hera e parë për Armando Brojën që do të luajë si titullar në Premier Ligë duke fituar ndjeshëm terren si në skuadrën e tij ashtu dhe në Kombëtare.

~tpz.al~