SPORT, 15 Tetor 2021, 11:51

Mbappe nuk tërhiqet: “Do të veshë fanellën e Realit…”

Mbappe nuk tërhiqet: “Do të veshë fanellën e

 Edhe pse ka dicka më tepër se një muaj nga mbyllja e merkatos së verës ku kryefjalla ishte lëvizja e yllit francez Kylian Mbappe tek Reali i Madridit, kjo cështje nuk ka ndërmend të ndalojë. Janë pikërisht mediat spanjolle që e mbajnë gjallë tratativën. Sot e përditshmja AS thekson se ai dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit.

Sipas burimeve të sigurta që i referohet AS, Mbappe nuk do të tërhiqet nga ëndrra për të luajtur në Santiago Bernabeu me fanellën e Real Madridit.

“Mbappé ka marrë një vendim tashmë dhe paratë nuk janë të rëndësishme për të. Ai nuk do të rinovojë me PSG edhe për të gjithë arin e botës.

Ai ka vendosur prej kohësh dhe nuk do ta ndërrojë mendjen. Sulmuesi francez dëshiron të triumfojë në Madrid dhe do të ketë sukses. Ai vetëm duhet të presë deri më 30 qershor për ta bërë ëndrrën e tij realitet,” – thotë burimi i informacionit për AS.