Boksieri i njohur Konor MekGregor ka pagëzuar djalin e tij në Vatikan dhe i ftuari i nderit në këtë festë speciale ka qenë trajneri i Romës, Zhoze Murinjo.
Në festën e cila ishte me pamje nga qyteti i Romës, MekGregor ka ndarë me ndjekësit e tij në “Story”-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram” disa çaste nga festa e tij ku spikasin fotot me trajnerin portugez ku shkruan:

“Respekt për këtë njeri, një legjendë”, shkroi MekGregor, sakaq Murinjo i ka dhuruar boksierit të njohur një fanellë të Romës me emrin e tij dhe numrin 10 në shpinë.