TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Skënderbeu, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel me objektiva të njëjtë, për të gjetur fitoren e parë në këtë edicion të ri të Superiores.
Skuadra krutane e cila ndodhet në vendin e fundit të tabelës së renditjes, ka humbur takimin e fundit të kampionatit ndaj Egnatias në frymën e fundit, ndërsa skuadra korçare ka barazuar në shtëpi pa gola ndaj Vllaznisë dhe aktualisht ndodhet në vendin e 8.
Në formacionet zyrtare ka një risi teksa Agnaldo Moraes, një ish- i Kastriotit debuton për herë të parë sot me fanellën e Skënderbeut.
KASTRIOTI – Sali; Neziri, Karakaci, Greca, Mëllugja, Ajazi, Basha, Onanuga, Prodani, Grgiç, Cala. Trajner: Ramadan Ndreu.
SKËNDERBEU – Rexhepi; Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Bajrami, Vangjeli, Mara, Mensah, Moraes, Berisha. Trajner: Migen Memelli.