TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona po mendon të futet në garë për të marrë shërbimet e Erling Haaland në verë, kur edhe të aktivizohet klauzola që i jep mundësinë të largohet për 75 milion euro.
Kjo shumë është më e ulët se vlera në treg e sulmuesit norvegjez dhe shumë klube janë të gatshme ta paguajnë, por nga ana tjetër duhet të përballhen me kërkesat e larta për pagën e lojtarit.
Sigurisht që nuk do të mungojnë edhe komisionin për menaxherin Mino Raiola. Te Barcelona janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milion euro për pagën e Haaland, sipas Mundo Deportivo.
Kjo shifër me siguri nuk do të pranohet nga Raiola, pasi klube si PSG, Manchester City dhe Manchester United mund të ofrojnë më shumë. Edhe Bayern e do sulmuesin, por vështirë të përfshihet në një ankand për të.