SPORT, 15 Tetor 2021, 17:45

Tjetër zviceran për pankinën e Kosovës, nisin negociatat me FFK-në

Tjetër zviceran për pankinën e Kosovës, nisin negociatat me

Përfaqësuesja e Kosovës mbetet ende në kërkim të një trajneri të ri, teksa emrat e pretendentëve shtohen me kalimin e ditëve, pasi shumë njerëz janë afruar dhe kanë treguar gatishmërinë për t’u ulur në stolin dardan.

Më i fundit është një tjetër zviceran, ish sulmuesi i mirënjohur Aleksander Frei, i cili në karrierën e tij si futbollit ka luajtur me sukses për skuadra si Borussia Dortmund, Rennes e Basel, si dhe ka shënuar 42 gola në 82 ndeshje me përfaqësuesen helvete.

Eksperienca e Frei si trajner është e paktë, pasi ka qëndruar për tre sezone te të rinjtë e klubit të Baselit, e më pas ka drejtuar për pak muaj edhe skuadrën e parë, ndërsa prej 2020-ës është ulur në stolin e FC Wil.

Fakti që Frei është një emër mjaft i respektuar dhe me ndikim në Zvicër, ka bërë që drejtuesit e FFK-së ta shohin me prioritet, pasi besojnë që ai mund të ndikojë jo pak te të rinjtë me origjinë nga Kosova, që të zgjedhin të përfaqësojnë dardanët në arenën ndërkombëtare.