SPORT, 14 Tetor 2021, 22:53

E bujshme/ Trajneri i njohur refuzon sheikët e Njukasëllit, Manchester City e shikon si… post-Guardiola

E bujshme/ Trajneri i njohur refuzon sheikët e Njukasëllit, Manchester

Trajneri i njohur Brendan Roxhers ka refuzuar të marrë drejtimin e Njukasëllit. Një fakt të tillë e ka zbuluar gazeta britanike “Daily Mail” e cila shkon dhe më tej, duke shkruar se irlandezi shihet si pasuesi i Guardiolës tek Mançester Siti.

48-vjeçari aktualisht drejton Lestërin dhe është një ndër trajnerët më të mirë në Premier Ligë. Më parë, Roxhers ka drejtuar dhe Liverpulin e Sëltikun për periudha 3 vjeçare, ndërsa prej dy sezonesh është në krye të “dhelprave” në elitën e futbollit anglez.

Irlandezit nuk i kanë mjaftuar milionat e ofruar nga sheikët, por është në kërkim të një skuadre të madhe që mund t’i sigurojë trofe.

Pak kohë më parë, Guardiola u shpreh se në vitin 2023 do të largohet nga Siti pasi ka nevojë për disa pushime pas 7 vitesh në krye të “qytetarëve”, ndërsa synimet e tij për të ardhmen janë të drejtoje një kombëtare të madhe.