AKTUALITET, 10 Tetor 2021, 16:28

Operacion në Vlorë, sekuestrohen kallashnikovë, silenciator dhe veshje policie

Operacion në Vlorë, sekuestrohen kallashnikovë, silenciator dhe

Gjatë një operacioni në Vlorë janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe veshje si të policisë. Poseduesi i tyre, sipas policisë është shpallur në kërkim. Ai është Adem Idrizaj 30 vjeç banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike, njëra me silenciator, një armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, dy jelekë dhe dy kapele si të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

~tpz.al~