TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e ardhshme do të sjellë dimrin e ftohtë në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu të herëpashershme.
E hëna dhe e enjtja do të shoqërohen me rrebeshe.
Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës. Së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë me dëborën e parë të këtij sezoni.
Dëbora do të prekë vendet me lartësi deri në 900 metra.
Era e fortë është gjithashtu një tipar i motit që do të pushtojnë vendin tonë këtë javë.
Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 në ballë.
Temperaturat pritet të jenë mjaft të ulëta dhe do të zbresin deri në dy gradë.
