AKTUALITET, 10 Tetor 2021, 08:30

E dielë me shi dhe temperatura të ulëta! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

E dielë me shi dhe temperatura të ulëta! Mësoni parashikimin

Për ditën e diel moti do të jetë kryesisht i vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s, duke sjellë valëzim të forcës 2-3.