AKTUALITET, 9 Tetor 2021, 21:59

Drejtësia dhe politika “argëtohen” bashkë/ Kryetari i SPAK dhe Kryeprokurori në “galanë” e Erion Velisë


Premiera e filmit James Bond në Kinema Milenium, ka bërë bashkë shumë figura të njohura të politikës, showbizit, por edhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada britanike, janë shfaqur veç artistëve dhe politikanëve edhe dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të organeve të drejtësisë (së reformuar), konkretisht, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në eventin e organizuar marrin pjesë, shumë artistë të njohur dhe politikanë të lartë. Nga familja “kryeministrore” është shfaqur, Greg Rama, djali i kryeministrit.

Më poshtë foto nga eventi.

Array (     [ids] => 577196,577185,577184,577191,577192,577200,577206,577211,577210,577209,577207,577213,577214,577215,577217,577222,577220,577221,577219,577216     [src] => Array         (         )  ) 
~tpz.al~