AKTUALITET, 9 Tetor 2021, 23:11

Kuqezinjtë triumfojnë në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, reagojnë Meta, Rama dhe Basha

Kuqezinjtë triumfojnë në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë,

Kuqezinjtë kanë fituar në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.

Presidenti Ilir Meta ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren ndaj Hungarisë në Budapest.

Me një postim në Facebook Meta shkruan: “Super Fitore! Urime Kombëtares tonë dhe të gjithë tifozave kuqezinj!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa foto nga dhe momente nga ndeshja shoqëruar me ikonën e shqiponjës dhe flamurit shqiptar.

Kryedemokrati Lulzim Basha me një postim në Instagram ka uruar kuqezinjtë për fitoren.

“Zemrat plot krenari për kombëtaren #kuqezi”- shkruan Basha.