TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha tregoi mbrëmjen e sotme se ka zbuluar një pajisje inteligjente që përdoret nga kultivuesit e drogës për të monitoruar parcelat me kanabis. Pajisja që zëvendëson rojet kushton vetëm 100 euro.
Hoxha rrëfeu se ishte ndeshur me pajisjen kur që po tentonte të ngrite një dron për të filmuar parcelat. Në momentin që pajisja evidenton një lëvizje dërgon alarmin në celularin e monitoruesit.
“Kërkoja të ngrija dron dhe nuk e bëja dot, në një zonë ma rrëzuan, ishin 50 sera me kanabis. Përpiqesha që të gjeja një orar pa roje, që mund të hyja, pasi droni ishte i pamundur, kishte bllokues valësh. Duke kërkuar më kapi syri këtë pajisje. Pajisja ishte pas pemës dhe të filmon.
Kur e pashë mendova që ishte projekti i Bankës Botërore për kafshët. Pashë që ishte i mbushur pylli me këto. Po nuk kishte roje, këto kanë zëvendësuar rojet. Më përpara rojet paguhen, 7-8 mijë euro, por pasi mbaron puna flasin. Pajisja kishte ardhur nga Izraeli dhe bënte 100 euro” tha Artan Hoxha te “Opinion”