TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar lidhur me dorëheqjen e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në studio ka patur një debat mes Arjan Çanit dhe Klodiana Lalës, lidhur me performancën e Veliut dhe rolin e tij si drejtor i policisë.
Klodiana Lala: Unë bëj një kalkulim. Them, cilat janë sukseset apo dështimet e Veliut? Nuk gjej sukses. Menaxhimi i protestave të opozitës, nuk ka nevojë të flas se kuptohet, aty u helmuan edhe fëmijë. Nuk kam konstatuar bosë të krimit, trafikantë të arrestuar.
Arjan Çani: Keni qëndrim melodramatik për ngjarjet.
Klodiana Lala: Më kundërshto faktet.
Arjan Çani: Rastet që more ti janë raste të lokalizuara, si Rasha, 15 vjecari i dhunuar…
Klodiana Lala: Vrasja e Saimir Hoxhës….
Arjan Çani: Jam dakord por këto janë gjëra të pashmangshme në një shoqëri, këto do të ndodhin pavarësisht Ardi Veliut.
Klodiana Lala: Në rastin e Klodian Rashës, pati manipulim të ngjarjes dhe është faji i Ardi Veliut.
Arjan Çani: Nëse ka manipulim, është politik. Ai është pjesë e administratës, nuk mund të jetë i pavarur.
Klodiana Lala: Ardi Veliu gënjeu publikisht për rastin e Elbasanit.
Arjan Çani: Drejtori i policise është pjesë e qeverisë. Ata që thonë duhet të jetë i pavarur, është për të gënjyer militantët. Ky është një vend ku fiton më i forti. Ardi Veliu ushtar i Edi Ramës do të jetë, pse si? Ne bëjmë diagnozën, pastaj është tjetër gjë të japim zgjidhje.