AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 20:06

Prej pesë ditësh në gjendje kome, ndërron jetë kamarieri që u godit nga klienti. Debati që nisi për tavolinën e rezervuar

Prej pesë ditësh në gjendje kome, ndërron jetë

Pas pesë ditësh në gjendje kome ka ndërruar jetë kryekamarieri i një kompleksi në Elbasan, i cili u godit nga një klient.

Gazment Kurmaku, 50 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës.

I gjithë debati nisi për një tavolinë të rezervuar në restorantin ku punonte 50-vjeçari.

Erjon Llapushi është autori, i cili kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome dhe ditën e sotme ndërroi jetë.