AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 22:40

Paloka i kthehet Bashës: Ramës i duhen thyer turinjtë

Paloka i kthehet Bashës: Ramës i duhen thyer turinjtë

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shigjetuar Lulzim Bashën, se po i bën makijazh duke marrë pjesë në seancat parlamentare. Sipas tij, Rama duhet përmbysur me forcë.

“Unë habitem me habinë e atyre që paskan pritur që Rama të kishte ndryshuar… Për këtë arsye e thashë që ditën e parë në atë sallë: “Fjalët me këta nuk kanë më asnjë vlerë”.

Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet të jetë objektivi i opozitës. Ky regjim përmbyset, nuk përmirsohet me keshilla opozitare.

Ramës i duhen thyer turinjtë , jo ti bëjmë makiazh”, – shkruan Paloka, i cili është distancuar nga Lulzim Basha pas përjashtimit të Berishës nga PD dhe i është bashkuar lëvizjes së këtij të fundit.

Deputetët që mbështesin Berishës kanë nisur të braktisin edhe seancat plenare. Këtë të enjte mungonin Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka.