TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëzet të rinj janë përplasur fizikisht mes tyre, ndërsa ishin duke festuar në një bordello në Gjermani.
Mediat gjermane shkruajnë se nga përplasja fizike një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është në luftë për jetën, pasi është plagosur me thikë në shpinë, ndërsa ka marrë plagë të rënda edhe në kokë.
“Gjendja e tij shëndetësorë është e rëndë dhe në rrezik për jetën”, shkruan Bild.
Ka qenë disa dëshmitarët të ndodhur në vendin e ngjarjes që kanë lajmëruar policinë.
Në momentin e mbërritjes së policisë, të rinjtë janë larguar për t’i shpëtuar arrestimeve.
Por nga policia u ndaluan pesë persona, katër prej të cilëve u liruan pas disa orësh qëndrim në komisariat.
Sakaq ende nuk janë të ditura shkaqet që sollën konfliktin mes të rinjve.