AKTUALITET, 7 Tetor 2021, 19:22

Anglia njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë, ja kur do të mund të udhëtoni pa karantinë

Anglia njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë,

Qeveria britanike ka njoftuar se Anglia do të njohë çertifikatën e vaksinimit të lëshuar nga shteti shqiptar.

Personat që kanë marrë dy doza të vaksinave të aprovuara, Pfizer ose AstraZeneca, do të mund të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar që prej 11 Tetorit, pa pasur nevojën të karantinohen, mjafton që nga aplikimi i dozës së dytë, të kenë kaluar 14 ditë.
Këta persona do të duhet të prenotojnë dhe paguajnë një test PCR, të cilin duhet ta bëjnë ditën e dytë të qëndrimit në Angli, si edhe të plotësojnë formularin e udhëtimit, përpara mbërritjes në kufi.

Kujdes, ky rregull hyn në fuqi në 11 tetor, pas orës 4 të mëngjesit, dhe personat që do të udhëtojnë përpara kësaj date, do të duhet t’u nënshtrohen rregullave aktuale të karantinës. Për më shumë informacion, klikoni në faqen zyrtare të qeverisë britanike.

Kujtojmë se vaksinat e Sinovac dhe Sputnik, nuk njihen nga shteti britanik, ndaj personat që kanë marrë këtë vaksinë, si edhe personat e pavaksinuar, do të duhet t’u nënshtrohen rregullave të karantinës 10 ditore. Ata duhet gjithashtu të paraqesin, një test të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes në territorin britanik, një test në ditën e dytë të qëndrimit dhe një test në ditën e tetë të qëndrimit. Për detaje të plota, vizitoni faqen zyrtare të qeverisë britanike.