TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar në flagrancë dy persona në Elbasan pasi u janë gjetur në banesë kokainë dhe kannabis sativa. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Arben Farka, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan dhe 41 vjeçarin Gramos Nasto, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan.
Dy të arrestuarit në lagjen “11 Nëntori”, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kontrollit në banesën e tyre është zbuluar droga.
Njoftimi i policisë:
Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrollet në banesat e shtetasve, ku shtetasi A.Farka ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës së tij.
Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, ndërsa në banesën e shtetasit G. Nasto, gjeti dhe sekuestroi 2.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga nenet 236/2 dhe 283 të Kodit Penal për shtetasin A.Farka ndërsa shtetasi G.Naso për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283. TPZ.AL