AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 09:01

Atentati në Bllok, Krimet e Rënda japin sot masën e sigurisë për 2 të plagosurit

Atentati në Bllok, Krimet e Rënda japin sot masën e sigurisë

Mesditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japi masën e sigurisë për dy të plagosurit mbrëmjen e datës 5 tetor në zonën e ish-bllokut, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate.

Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa janë në masë arresti.

Prokuroria mori dje në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të zbuluar më shumë detaje rreth përplasjes së armatosur. Burime nga Prokuroria tregojnë se për Martinaj dhe Eljon Haten do të kërkohet masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ditën e djeshme policia arrestoi Glado Hotin pasi ky i fundit u përpoq të kalonte pikën kufitare të Kakavijës për tu larguar në Greqi. Dyshohet se ishte pjesë e personave që përdorën armën e zjarrit gjatë konfliktit.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:

– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës). TPZ.AL