AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 09:58

Veliaj: Emri i djalit tim do jetë shqiptar dhe tirons

Veliaj: Emri i djalit tim do jetë shqiptar dhe tirons

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë Maratonës së Tiranës, tha se nuk do të marrë pjesë në garë, pasi i duhet të vrapojë për në Maternitet tek bashkëshortja e tij, e cila solli dje në jetë një djalë.

“Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”- tregoi Veliaj.

I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj u përgjigj: ”Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe mamanë. Por e sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”.

Veliaj u bë baba ditën e djeshme, së shpejti pritet të publikohet edhe emri i djalit të tij. TPZ.AL