AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 09:41

Basha nxjerr videomesazh: 5 format që përdor Rama për të vjedhur tenderat

Basha nxjerr videomesazh: 5 format që përdor Rama për të

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh ku shpjegon se si qeveria “Rama” vjedh tenderat.

Basha ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro. Basha thotë se Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Sipas Bashës abuzimi me tenderat ndahet në tre zëra kryesorë:

900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

753 milionë euro kanë shkuar për fasada dhe luks

252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Më pas kreu i PD shpjegon 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 5 vjet.

1.Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit

2.Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.

3.Skualifikimet e padrejta të kompanive

4.Rregjistrim offshore i kompanive fituese

5.Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lulzim Basha në videomesazh tregon se paketa e opozitës kundër korrupsionit dhe oligarkëve do të zgjidhet nga ligji antimafia, kështu askush nuk do të ketë mundësi të vjedhë. TPZ.AL