BOTA, 23 Gusht 2020, 10:26

Shkon mbi 800 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë

Shkon mbi 800 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në


Ka shkuar mbi 800 mijë, numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën.

Saktësisht, numri i viktimave nga Covid-19, ka shkuar 808 783 individë.

Ndërsa, numri i personave të infektuar me virus, deri tashmë ka shkuar në 23 390 690 persona.

Numri i të shëruarve me Covid-19, deri tani në të gjithë globin ka shkuar në 15 912 888 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar me koronavirus vazhdon të jetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 5.84 milionë persona.

Pas SHBA, më shumë të infektuar ka Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut, Peruja, Meksika, Kolumbia etj.

Koronavirusi nisi të përhapej fillimisht në shtetet e zhvilluara perëndimore europiane dhe në SHBA, ndërsa pasi këto vende izoluan Covid-19, nisi të përhapej në vende të mëdha të varfëra të tilla si Brazili, India, si dhe ato të Amerikës Latine.