TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Libani ka vendosur një karantinë të pjesshme për dy javë me qëllim që të menaxhojë rastet në rritje me Covid-19. Shtimi i këtyre të fundit është favorizuar akoma më shumë nga shpërthimi katastrofik në portin e Beirut-it.
Përhapja e Covid-19 është duke ndërlikuar problemet aktuale në vendin që ende nuk e ka marrë veten nga shpërthimi i katër gushtit që u mori jetën të paktën 179 personave dhe plagosur të paktën 6,000 të tjerë.
Të enjten, Libani regjistroi numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 duke konfirmuar 613 raste të reja në 24 orë.
Mjekët thonë se rastet janë përhapur pas shpërthimit pasi spitalet u tejmbushën me të plagosur.
Iman Shankiti, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit në Liban, i tha radios Zëri i Libanit: “Para shpërthimit, rastet totale ishin 5,000-6,000, tani ne po afrohemi në 10,000 e më lart.”
Karantina e pjesshme, e cila përfshin shtetrrethim nga ora 6 e pasdites në 6 të mëngjesit, lejon pastrimin e rrënojave, bërjen e riparimeve dhe dhënien e ndihmës në lagjet e rrënuara nga shpërthimi.