TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrokut në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”. Sot në orën 14:00, UEFA do të hedhë goglat për këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht.
Durrsakët do të duhet të përballen me një prej skuadrave humbëse të 5 çifteve që vijnë nga Liga e Europës, pikërisht Omonia-Flora Talin, Mura-Zalgiris, Kairat-Alashkert, Linkoln-Slovan Bratislava dhe Neftçi-Helsinki.
Këto ndeshje janë të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Europës dhe një prej ekipeve humbëse do të jetë rival i Teutës. Ndërkohë, Laçi e ka malore, sepse mund të luajë me klube si Viteshe apo Gallatasarai, por gjithashtu me fitueset e çifteve Rozenborg -NK Domzhale dhe Kolos Kovalivka-Shaktar Karagandi.
