TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atletiko Madrid ka njoftuar zyrtarisht këtë mëngjes nënshkrimin e Cuti Romeros. Qendërmbrojtësi argjentinas bëhet transferimi i katërt i Rojiblancos për sezonin e ardhshëm, duke qenë objektivi kryesor i Diego Simeones për të forcuar repartin e mbrojtjes.
Skuadra e Metropolitano ka paguar rreth 40 milionë euro për mbrojtësin argjentinas, konkretisht 33 milionë euro në vlerë fikse dhe 7 milionë euro në formën e bonuseve. Romero u dha lamtumirën tifozëve të klubit londinez gjatë ditës së djeshme.
Verën e kaluar, Cuti Romero ishte një objektiv i Atletikos. Megjithatë, kërkesat financiare të Totenhemit e bënë të pamundur realizimin e marrëveshjes.
Një vit më vonë, ashtu siç ndodhi me Hançkon në vitin 2025, qendërmbrojtësi argjentinas mbërrin në Metropolitano me synimin për t'u shndërruar në një lojtar kyç për Diego Simeonen.
Trajneri argjentinas shton kështu në skuadër një lojtar të kalibrit të lartë, i cili pritet t'u mundësojë Rojiblancos të rifitojnë qëndrueshmërinë në repartin e mbrojtjes.
¡Bienvenido, Cristian 'Cuti' Romero! ?⚪
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 15, 2026
Acuerdo con el Tottenham Hotspur para el traspaso del defensa internacional argentino, quien firma por nuestro club hasta 2031.
➡️ https://t.co/38a4bw3DBW pic.twitter.com/8yapwP9UBH