TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dushan Vlahoviç ka lënë ngjyrat bardhezi të Juventusit, për të veshur ato bardhezi të Beshiktashit. Ka qenë vetë klubi turk ai që ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit serb.
Ky i fundit ka nënshkruar për tre vitet e ardhshëm dhe ka siguruar një rrogë marramendëse në klubin turk, me shifra që nuk ia garantonte Juventusi për rinovimin, por as edhe klubet angleze që e kishin kontaktuar. Vetë klubi bëri të ditur se lojtari kishte nënshkruar për tre vitet e ardhshme me një rrogë prej 7,5 milionë eurosh neto në sezon.
“Mirë se vjen te Beshiktash, Dushan Vlahoviç! Klubi i Beshiktash njofton se ka arritur një marrëveshje për futbollistin profesionist Dushan Vlahoviç. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, të vlefshme nga sezoni 2026-2027 deri në fund të sezonit 2028-2029. Serbi do të marrë një pagë të garantuar prej 7500000 eurosh për çdo sezon futbollistik”, shkruhej në njoftimin e Beshkitashit.