TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rafael Leao nuk është i paprekshëm dhe nëse është e mundur, duhet të shitet. Kjo është ajo që Ruben Amorim i ka komunikuar presidentit të Milanit, Xherri Kardinale, në takimin që ata dy kishin dhe në të cilin diskutuan strategjitë e merkatos.
Trajneri ka punuar disa javë me Leaon, por në fund ka arritur në konkluzionin që kuqezinjtë mund të bëjnë edhe pa të. Ndaj ai i ka komunikuar Kardinales se nuk është problem nëse anësori i sulmit portugez do të largohet.
Sipas “Sky Sport”, kjo ka vënë menjëherë në lëvizje Milanin që ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit duke i komunikuar atyre vendimin e fundit. Njëkohësisht, për të bërë të mundur largimin e Leaos, janë ulur edhe pretendimet ekonomike që kanë kuqezinjtë për shitjen e tij, duke pranuar tashmë edhe oferta nën 50 milionë euro, shifër që ishte vendosur më parë si “dysheme” për çdo diskutim.