TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lazio po kërkon t’i dhurojë përforcime të rëndësishme trajnerit Gennaro Gattuso, ndërsa në listën e objektivave të klubit italian ka përfunduar edhe Mauro Icardi.
Pas operacionit për Davide Frattesin, i cili raportohet se është gjithnjë e më pranë mbylljes përfundimtare, bardhekaltrit kanë kthyer vëmendjen te sulmuesi argjentinas.
Icardi, pas përfundimit të aventurës së tij me Galatasarayn, ka mbetur pa kontratë dhe është në kërkim të një skuadre të re. Ish-futbollisti i Interit dëshiron të rikthehet në kampionatin italian, ndërsa që në muajin janar, kur Juventusi kishte studiuar mundësinë për ta transferuar, argjentinasi ishte shfaqur i hapur ndaj këtij opsioni.
Tani, sipas asaj që raporton Sky Sport, është pikërisht Lazio që po mendon për Icardin si një alternativë për të përforcuar repartin ofensiv.
Një transferim i tillë do të përbënte një goditje të rëndësishme për skuadrën e Gattusos, ndërsa mbetet për t’u parë nëse interesimi i Lazios do të konkretizohet me një ofertë zyrtare për sulmuesin argjentinas.