SPORT, 12 August 2026, 16:16

Sezoni i 15-të në krye të Atletikos, Diego Simeone flet pa doreza: Të gjithë kemi një dëshirë, të fitojmë

Sezoni i 15-të në krye të Atletikos, Diego Simeone flet pa

Diego Simeone dha një intervistë për “France Football” ku ka shqyrtuar çështje të ndryshme dhe tregoi besimin e tij se bordi madrilen me afrimin e “Apollos”, të cilët këtë vit do të ofrojnë 110 milionë euro do të jetë në gjendje të formojë një skuadër të rëndësishme.

“Klubi do të më japë mjetet për të qenë konkurrues”, tha trajneri argjentinas. Për më tepër, Çolo la një reflektim interesant plot ironi, duke hedhur shigjeta. Për shembull, kur u pyet për debatin e stilit të lojës përgjigja ishte shumë e hidhur.

“Në thelb, mendoj se të gjithë trajnerët ndajnë një ide të përbashkët, të gjithë duam të fi tojmë. Pastaj është debati i famshëm mes atyre që sulmojnë më shumë dhe atyre që sulmojnë më pak", tha ai.