TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Los Angeles Lakers do të ndryshojnë sërish pronarë, duke u shitur për shifrën më të lartë të paguar ndonjëherë për një skuadër në historinë e sportit. Dy prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Josh Kushner, vëllai i dhëndrit të presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe Bob Iger do të shpenzojnë 12,5 miliardë dollarë për të marrë në dorë pronësinë e një prej skuadrave ikonike të NBA.
“ESPN “ ishte e para që raportoi se Kushner dhe Iger po blinin Lakerës, që vetëm një vit më parë u ble për 10 miliardë dollarë nga Mark Ëalter.
Të dy biznesmenët kishin qenë më parë të përfshirë në përpjekjet për të siguruar një ekskluzivitet të ri. Shitja mbetet subjekt i miratimit nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së, një proces që mund të zgjasë disa javë. Takimi i radhës i bordit është planifikuar për muajin e ardhshëm në Nju Jork.
Shifra prej 12,5 miliardë dollarësh jo vetëm që vendos një rekord për sportet profesionale në SHBA, por gjithashtu thekson rritjen e jashtëzakonshme të vlerës së ekskluziviteteve të NBA.
Vetëm tre vjet më parë, Michael Jordan shiti pjesën e tij të shumicës në Charlotte Hornets bazuar në një vlerësim prej 3 miliardë dollarësh, ndërsa Boston Celtics u shitën vitin e kaluar me një vlerësim pak mbi 6 miliardë dollarë, një shifër që vendosi rekord në atë kohë. Blerja e pjesës kontrolluese të Lakers nga Ëalter në qershor të vitit 2025 e theu atë rekord të mëparshëm dhe tani Iger e Kushner e kanë ngritur stekën edhe më lart.
Lakers kanë fituar 17 tituj kampion në NBA, vetëm një më pak se rekordmenët e Boston Celtics. Klubi është një markë globale dhe renditet vazhdimisht në krye të listave të shitjeve të produkteve të NBA.