AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 14:39

Lukashenko: Jam i vetmi që mund ta mbroj Bjellorusinë!

Lukashenko: Jam i vetmi që mund ta mbroj Bjellorusinë!

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka pranuar se pushteti i tij prej 16 vitesh ndoshta është pak i gjatë, edhe i tepruar.

Prej një dekadë e gjysmë Luakshenko ka pasur fuqi thuajse absolute në Bjellorusi duke qenë President.

Por Lukashenko nuk mendon për dorëheqje. Ai thotë se momentalisht në këtë moment të vështirë për Bjellorusinë, është i vetmi që mund ta mbrojë vendin e tij.

”Mbase kam qëndruar më shumë se ç’duhet. Por jam i vetmi që mund të mbroj vendin tim tani për tani”- tha Lukashenko.

Dhe duket se ai po bën përpjekje për të qëndruar ende, pasi Perëndimit po i përgjigjet me reciprocitet, kurse sytë tashmë i ka vetëm nga Rusia. Po ashtu që prej gushtit Bjellorusia është përfshirë nga protesta kundër Lukashenkos teksa vetë Presidenti po i shtyp ato me arrestime, dhunë e dëbime të figurave opozitare.