TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është larguar nga kombëtarja e Zvicrës dhe do të mundojë në 2 ndeshjet kualifikuese të Europianit kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.
Shkak është bërë një problem shëndetësor që Shaqiri ka hasur së fundmi.
27-vjeçari nga Gjilani ka ndjerë dhimbje në zonën e gjoksit dhe është detyruar të braktisë ekipin kombëtar.
Shaqiri nuk është aktivizuar javën e fundit me skuadrën e Liverpulit, por pavarësisht kësaj ai është pjesë e rëndësishme e klubit anglez, teksa problemet e tij shëndetësore kanë alarmuar edhe klubin e kuq.