AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 17:44

Zv/Presidenti i KiE i bën share qëndrimeve të Metës kundër Sorosit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot në një komunikim para mediave paralajmëroi miliarderin Geroge Soros, ndërsa ia bëri të qartë se ai nuk mund të tallet me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ky paralajmërim i kreut të shtetit duket se ka gjetur mbështetje të fortë edhe nga zv.Presidenti i KiE, Manuel Vescovi, i cili ka shpërndarë qëndrimin e Metës për Sorosin në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Kam dy fjalë dhe për Sorosin, shpesh komploton kundër demokracisë, i them Sorosit t’i gëzojë miliardat e veta, Shqipëria është vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, se Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për Zot Shqipërisë, është i racës së