AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 17:18

Kuvendi të hënën seancë të posaçme në Kuvend. A do të shkarkohet Ilir Meta?

Kuvendi të hënën seancë të posaçme në

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë pas votimeve të 30 qershorit, të hënën e tetë korrikut. Burime pranë Kuvendit konfirmojnë se seanca do të nisë prej orës 18:00.

Mësohet se deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë në këtë seancë. Ata janë porositur përmes një SMS-je për të qenë të gjithë të pranishëm.

“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.

Për mazhorancën kjo seancë konsiderohet e rëndësishme pasi pritet të miratohet ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.