TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e rrethit Dibër ka caktuar sot masën e sigurisë për 13 mbështetësit e opozitës së bashkuar joparlamentare të arrestuar pak ditë më parë, sipas akuzës së ngritur nga Komisoni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Mësohet se, trupa gjykuese ka vendosur që ndaj të gjithë të ndaluarëve të vendoset masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Më datë 28 qershor, në paraprirje të zgjedhjeve vendore, mbështetësit e opozitës u përplasën me forcat policore në ambientet ku do të vepronte KZAZ-ja Dibër. Gjatë përplasjes, u përdor spraj, gaz lotsjellës, lëndë piroteknike dhe për pasojë pati disa të lënduar, mes tyre edhe efektivë.